Shokohet bota e çiklizmit, Rohan Dennis arrestohet pasi akuzohet për vrasjen e gruas
Shokohet bota e çiklizmit. Australiani Rohan Dennis, dy herë kampion bote në çiklizëm në 2018-ën dhe 2019-ën, është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.
Çiklisti 33-vjeçar është vënë në pranga në Adelaide, ku edhe jetonte, teksa media australiane bën me dije se Dennis ka përplasur qëllimisht bashkëshorten e tij me një makinë të familjes, pranë shtëpisë ku jetonin.
Melissa Hoskins, gjithashtu ish-çikliste, përfundoi në spital me plagë të rënda dhe nuk ia doli të mbijetojë, teksa fillimisht Dennis u hetua për drejtim të pakujdesshëm të makinës.
Megjithatë hetuesit mblodhën prova që shtojnë dyshimet se çiklisti e ka vrarë qëllimisht ish-bashkëshorten, duke qenë se prej kohësh kishin mosmarrëveshje.