Si çdo vit edhe këtë vit, Federata e Çiklizmit të Kosovës, ka shpallur më të mirët për vitin 2023.
Nuk ishte e lehte për t’i zgjedhur më të mirët, për faktin se viti 2023 u karakterizua me rezultate të lakmueshme të çiklistëve.
Avni Nuha, president i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, ka vlerësuar vitin 2023, me synime që vitin 2024 të shënojnë suksese edhe më të mëdha.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/January/11/auto_11704993044.jpg)
Blerton Nuha dhe Sibora Kadriu, të dy të Klubit Kastrioti nga Ferizaj, fituan çmimet kryesore.
Nuha u shpall çiklisti i vitit, ndërsa Kadriu çiklistja e vitit.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/January/11/auto_w1704993055.jpg)
Avni Nuha
Çmimi i klubit më të mirë shkoi për Kastriotin, kurse Besart Nuha u shpall trajneri më i suksesshëm. Epiteti i gjyqtarit më të dalluar i takoi Rafet Gashit.
Avni Nuha ka përmendur aktivitetet e shumta, përfaqësimin në Lojërat Evropiane Krakow 203, EYOF Maribor 2023, Kampionatin Evropian, etj, ndërsa veçoi edhe rrethin e Kosovës (Tour of Kosova), garë e cila promovoi sërish Kosovën, për çka falënderoi policinë e Kosovës, si dhe MKRS-në për mbështetje të vazhdueshme.
Të pranishëm ishin drejtues të MKRS-së, KOK-ut, Policisë së Kosovës, të cilët u nderuan me mirënjohje, si dhe drejtues federatash.