Kabetaj, kampione Ballkani

Çiklizëm

Kabetaj, kampione Ballkani

Më: 20 janar 2024 Në ora: 20:32
Nelia Kabetaj në mes

Triumfon në çiklokros në Vatra Dormei, ndërsa arrin të mposhtë dhe të ftohtin e madh

Nelia Kabetaj për herë të parë Kampione Ballkani në Çiklokros.

Gjithçka ka ndodhur në Vatra Dormei të Rumanisë, atje ku është zhvilluar edicioni i parë i këtij Kampionati Ballkanik, ndërsa kjo ishte hera e parë që merrte pjesë në një garë të tillë.

Në një terren të vështirë dhe krejtësisht me borë dhe ngricë, Kabetaj ka arritur të lërë nga pas dy konkurrentet rumune dhe dy konkurrentet serbe, teksa finishin e ka prerë e para në kohën e 45 minutave e 27 sekondave.

Madje, sipas trajnerit të saj Valentin Kabetaj, ka qenë e detyruar të ndërrojë dhe biçikletën, teksa nuk funksiononin as frenat hidraulike për shkak të ngricave.

Për çiklizmin shqiptar ky është suksesi i parë ndërkombëtar i vitit 2024, ndërsa pritet që pse jo të arrijë të marrë pjesë dhe në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, sepse pikët ka arritur t’i grumbullojë, teksa ka dhe të tjera veprimtari ndërkombëtare për të kryer. Një start i mbarë për çiklizmin shqiptar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat