Matie Van der Pol, përsëri i artë

Çiklizëm

Matie Van der Pol, përsëri i artë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 17:41
Matie Van der Pol

Për herë të gjashtë në podiumin e medaljeve, pas tij Njuvanhauz dhe Vantoreout

Matie Var der Pol është Kampion Bote për herë të gjashtë në çiklokros.

Gjithçka ka ndodhur në Tabor të Republikës së Çekisë, atje ku janë zhvilluar gjashtë xhiro në një distancë prej 19.95 kilometra. Një garë e dominuar nga holandezi, i cili e ka përshkruar këtë garë në kohën 58’14”.

Pas tij në një distancë prej 37 sekondash holandezi tjetër Njuvanhauz dhe në vendin e tretë belgu Vantoreout, që kishte distancë me Van der Pol 1’06”.

Sigurisht që Ronhaar e të tjerë nuk kanë mundur të ndjekin holandezin, ndërsa medaljet janë shpërndarë nga zëvendëspresidentja e Federatës Botërore të Çiklizmit, Katerine Hash.

Ndërkohë që është kthyer medalja e artë tek italianët për të rinj pas 19 vitesh, teksa vendin e parë e ka marrë Viez.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat