Aguron Hoda shpërthen: Turp ju qoftë

Çiklizëm

Aguron Hoda shpërthen: Turp ju qoftë

Nga: K.G. Më: 19 mars 2024 Në ora: 21:43
Çiklistët

Pakënaqësi si në shumicën e komunave që ka nga klubet sportive gjithashtu edhe në komunën e Kamenicës. 

Cila janë pakënaqësi ndaj komunës së Kamenicës?

Ka reaguar Aguron Hoda, kryetar i Shoqatës së Çiklizmit Dardana.

“Reagim publik për shkak të pakënaqësisë rreth ndarjes së subvencioneve sportive në komunën e Kamenicës!
Turp ju qoftë!

Turp ju qoftë për shumën dhe mënyrën e ndarjes së subvencioneve sportive që po i bëni për OJQ-të sportive në komunën tonë! 

Sa selektiv të paskrupullt kishit qenë mer jaho!

Ato mjete financiare që ju i ndani, nuk janë të juajat personale, a e keni ditur ju këtë gjë, apo nuk e keni ditur kur keni ardhur deri tek "kuleta" e Komunës?!

Unë aktualisht jam kryetar i Shoqatës së Çiklizmit Dardana, i njohur dhe i pranuar nga Federata e Çiklizmit të Kosovës si K.Ç. Dardana. Njëkohësisht jam edhe çiklist aktiv, si dhe pjesë e Reprezentacionit të Republikë së Kosovës në Triathlon. Jam një nga themeluesit e OJQ-së sportive "Shoqata e Çiklizmit Dardana", si dhe një nga themeluesit e OJQ-së sportive "Klubi i Trathlonit Dardana".

Dhe tani po i drejtohem opinionit në rrjete sociale në cilësinë e atyre e pozitave të përmendura më lartë, që ta marrin vesh të gjithë se çfarë ndodhë tash e 3 vjet në komunën e Kamenicës kur vjen koha e ndarjes së subvencioneve nga DKRS.

K.Ç. DARDANA është klubi i parë i Anamoravës dhe i vetmi që është i pranuar me të drejta të plota nga Federata e Çiklizmit, i cili që nga viti 2019 merr pjesë në mënyrë aktive nëpër gara brenda Republikës së Kosovës, si dhe në Kampionat sipas kalendarit të garave zyrtare të parapara dhe të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Republikës së Kosovës, Federatë kjo e licencuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Si klub i ri, K.Ç. Dardana ka korrur mjaft shumë suksese në nivel të Kosovës në Çiklizëm, ku në vitin 2020 në Kampionatin e Kosovës i zumë dy vende të lll-ta në dy kategori. Në kategorinë U-23 Mërgim Bajrami nga Topanica, dhe në kategorinë Elitë, unë Aguron Hoda nga Koretini. 

Dmth ne dhe i gjithë ekipi e shkruam historinë në çiklizëm për Komunën dhe gjithë rajonin e Anamoravës. 
Nga ai moment nuk i janë ndalur sukseset Klubit tonë, në të cilin u anëtarësuan shumë të rinj nga Komuna jonë dhe më gjerë, të cilët zinin vende të l, ll dhe të lll nëpër gara të organizuara nëpër Kosovë, dhe pastaj në vitin 2022 çiklistja e jonë Dafina Zylfiu, në kuadër të K.Ç. Dardana u shpall Kmapione e Kosovës dhe Laureate për atë vit. 
Mirëpo çuditërisht, pavarsisht sukseseve tona si Klub, mbështetja nga Komuna nëpërmes subvencioneve sportive, vetëm shkonte duke u zvogëluar!

Madje në vitin 2022, ne e organizuam garën më të madhe dhe më të mirën të organizuar në nivel të Kosovës për atë vit, garën "KUPA E ANAMORAVËS NË ÇIKLIZËM", e cila bëri edhe bujë mediatike, për organizimin e së cilës kërkuam zyrtarisht mbështetje financiare nga Komuna (kryetari i Komunës), mirëpo kërkesa jonë për ndihmë hasi në "vesh të shurdhët"! 

Madje na sabotuan duke mos e konfirmuar pjesmarrjen në ceremoni të garës deri në momentet e fundit, sepse kishin pasur plan  dhe kishin menduar që atë garë ne nuk do të mund ta mbanim, me një fjalë do të dështonim dhe do të bëheshim gazi i botës në qoftë se ata nuk do na ndihmonin financiarisht! 

Mirëpo fati ishte në anën tonë, sepse bizneset e vogla, të mesme dhe te mëdha të Komunës tonë na ndihmuan në këtë pjesë dhe ne shkëlqyem në organizim!

Të jeni të bindur që vazhdimisht, çdo vjet kam kërkuar mjete financiare për mbajtjen dhe organizimin e kësaj gare në komunë, mirëpo këta njerëz asnjëherë nuk na kanë suportuar!

Në fund që për me ia vu kapakun kësaj pune, sivjet na i ndanë subvencione vetëm 1,000.00€, me të cilat një biçikletë të vjetër dhe të përdorur ne si klub nuk mund ta blejmë, se lëre më të bëjmë diçka tjetër më shumë!

Pastaj thirren në mbështetje të sportit, mashtrojnë me "shtigje" gjëja të çiklizmit, andej e këndej.

Ndërkohë ka klube fiktive në listën përfituese që me shumë gjasë nuk janë fare të pranuara në Federatat përkatëse të liçencuara nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, të cilave ju kanë ndarë shumë më shumë mjete financiare se sa neve që kemi obligime ndaj federatave si anëtare të tyre që jemi zyrtarisht.

Pastaj Klubi i Triathlonit Dardana me jo më pak vlerë është poshtëruar edhe më tepër për çdo vit, të cilit i kanë ndarë nga 800.00€ apo 900.00€, ndërsa kostoja për të mbajtur një klub sportiv të Triathlonit është e stërmadhe, dmth me dhjetëra mijëra euro duhet t'i kemi në qarkullim.

Nëpërmes këtij Klubi unë kam përfaqësuar Komunën nëpër gara në nivel të Kosovës, si dhe e kam përfaqësuar Kosovën tash e 5 vite nëpër gara jashtë vendit, si dhe në Kampionatin Ballkanik Europian në Mal të Zi

Nëpërmes këtij Klubi ne jemi duke e përgatitur edhe një sportist shumë premtues të ri me emrin Florian Krasniqi, i cili ka gjasa të e përfaqësojë Komunën dhe Kosovën ndoshta shumë më mirë se sa unë, si dhe kemi plane dhe projekte që të inkuadrojmë edhe grupmosha të reja, të cilët do të ishin pjesë e ndryshimit të mentalitetit të popullit në kuptimin pozitiv në të ardhmen në vendin tonë. Do të bëheshin notarë, çiklistë dhe atletë të mrekullueshëm!

Të gjitha këto gjëra ne i kemi bërë dhe vazhdojmë t'i bëjmë me gjoks dhe me vullnet të madh, sepse Komuna nuk na ndihmon, por përkundrazi na lufton, të jeni të bindur që janë VLERË për vendin dhe komunitetin tonë të gjitha këto kontribute dhe sakrifica që ne i kemi bërë dhe vazhdojmë t'i bëjmë akoma.

Ndërsa ata që i LUFTOJNË dhe bëhen pjesë e pengimit të zhvillimit të këtyre vlerave, janë të pa vlerë dhe anti vlerë njëkohësisht.

Të njejtin trajtim janë duke ia bërë Klubit të Karatesë "Arbëria", ani pse edhe ata kanë shumë suksese në fushën e tyre. 

Për vitin 2022 K.K. Arbëria për vitin 2022 është shpallur Klubi më i suksesshëm në komunën e Kamenicës, dhe sportisti i këtij Klubi është shpallur sportisti i vitit, ndërsa trajneri i këtij Klubi është shpallur trajneri më i mirë i vitit.

Aktivitetet vjetore i ka ky klub minimumi mbi 12 aktivitete në nivel të Federatës së Karatesë së Kosovës. Garuesit e këtij klubi marrin pjesë në Kampionate Ballkanike dhe në garat e organizuara nga Federata Botërore e Karatesë WKF në Serie A.

Ps. Aktivitetet e këtyre OJQ-ve sportive i gjeni në faqet zyrtare të këtyre Klubeve, siç janë:
Klubi Çikltik Dardana
Klubi i Triathlonit Dardana

Klubi i Karatesë "Arbëria" – Kamenicë”, reagon Aguron Hoda, Kryetar i Shoqatës së Çiklizmit Dardana, çiklist – Triathlet e pjesë e kombëtares së Republikës së Kosovës në Triahtlon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat