Ka nisur edicioni nr.81 i Turit Çiklistik të Shqipërisë, eventi më i rëndësishëm i sportit të biçikletës në vendin tonë. Një aktivitet që njihet dhe ka hyrë në kalendarin e UCI (Unioni Ndërkombëtar Çiklistik) dhe që pritet të dhurojë mjaft emocione, organizuar nga FSHÇ-ja.
Në këtë aktivitet marrin pjesë rreth 120 çiklistë nga Shqipëria e vende të ndryshme të Europës si Holanda, Danimarka, Anglia, Serbia, Kosova, Greqia etj. Ndërkohë që përveç ekipit kombëtar shqiptar janë edhe ekipet e Tiranës, Vllaznisë etj.
Ajo që bie në sy është se Tirana ka në radhët e saj edhe çiklistë të huaj, me objektivin për ta fituar këtë turne. Në total janë 5 etapa dhe rreth 720 kilometra që çiklistët do të përshkojnë në këtë event.
Etapa e parë Tiranë-Korçë, 161km e gjatë, u fitua nga çiklisti Gjorgje Gjuriç, që dha kohën 4h03’13”. Ai mbërriti i vetëm në vijën e finishit, duke marrë edhe fanellën e verdhë të liderit.
Turi 81-të Çiklistik
Etapa 1, Tiranë-Korçë, Gjorgje Gjuriç (Serbi)
Etapa 2, Korçë-Elbasan, 161km (21 maj)
Etapa 3, Elbasan-Kuçovë-Lushnjë-Vlorë, 143km (22 maj)
Etapa 4, Vlorë-Himarë-Llogara, 145km (23 maj)
Etapa 5, Vlorë-Fier, 122km (24 maj)