Çiklisti nga Gjibraltari ishte i pari që arriti vijën e finishit në qytetin e Elbasanit, duke regjistruar kohën 3 ore e 30 minuta e 28 sekonda. Menjëherë pas tij, u rendit sportisti serb Ognjen Iliç, i cili bëri një garë mjaft të mirë.
Të dy çiklistët krijuan një distancë të konsiderueshme nga pjesa tjetër e sportistëve.
58 çiklistë u nisën nga Korça mesditën e së martës, por vetëm 55 prej tyre arritën të kualifikohen.
Sportistët përshkruan një distancë prej 153.4 kilometrash.
Kombëtarja serbe është ajo që deri më tani po kryeson sa i takon pikëve, ndërsa renditja e përgjithshme udhëhiqet nga Djorde Djuriç, i cili etapën e parë e mbylli në vendin e parë, ndërsa këtë garë e mbylli i treti, me një distancë prej 1 minute e 57 sekondash nga dy çiklistët e parë.
Etapa e tretë e turit çiklistik do të zhvillohet të mërkurën nga Elbasani drejt Vlorës.
Në këtë edicion të Turit të Shqipërisë marrin pjese sportistë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Greqia, Serbia, Bullgaria, Austria, Gjibraltari, Kroacia dhe Holanda.