Britaniku Longstaff fiton garën Korçë-Elbasan

Çiklizëm

Britaniku Longstaff fiton garën Korçë-Elbasan

Më: 22 maj 2024 Në ora: 12:12
Pamje nga gara

Rrethi i 81-të Çiklistik i Shqipërisë ka mbyllur dje etapën e tij të dytë me garën Korçë-Elbasan, një etapë e karakterit fushor me distancë me distancë 151.4 km.

Gara dhuroi rivalitet të lartë, ndërsa emocionues ushte dueli në fund mes britanikut Frank Longstaff të skuadrës Schils Doltcini dhe serbit Ognjen Iliç të Kombëtares së Serbisë. Ishte Lonstaff ai që triumfoi pas sprintit final, duke regjistruar kohën 3:30:28. Më tej në finish mbërriti një minigrup prej katër çiklistësh me kohën +1:57 nga kreu, ndërsa vendi i tretë shkoi për serbin Dorde Duriç, ky i fundit ishte fitues i etapës së parë.

Dy sportistët e Kombëtares së Shqipërisë, Lukas Sulaj Kloppenborg dhe Olsian Velia u renditën respektivisht në vend të 11-të dhe 12-të, me diferencë +2 minuta e 55 sekonda nga vendi i parë. Për sa i përket renditjes së përgjithshme, Dorde Duriç mbetet lider i Rrethit të 81-të Çiklist të Shqipërisë, teksa e mbrojti fanellën e verdhë në etapën e dytë. Duriç regjistron kohën totale 7 orë, 35 minuta dhe 21 sekonda, ndërsa ka një avantazh prej 1 minutë e 16 sekondash nga bashkëkombësi dhe shoku i skuadrës, Ognjen Iliç.

Në vend të tretë renditet një tjetër serb, Marko Stankoviç i skuadrës Hemus Troyan, me kohën +2 minuta e 1 sekondë. Lukas Sulaj Kloppenborg ka pozicionimin më të lartë nga çiklistët e Shqipërisë, në vend të tetë me + 4:19, ndërsa Olsian Velia (+4:25) renditet i 12-ti.

Për sa i përket klasifikimit ekipor është Serbia skuadra kryesuese e Rrethit të 81-të Çiklistik me kohën 22:51:07, ndjekur nga holandezët e Wielerploeg Groot Amsterdam +13:19 dhe bullgarët e Hemus Troyan +14:52. Shqipëria renditet në vend të katërt me diferencë +15:25 nga kreu.

Sot do të jetë radha për etapën e tretë, ElbasanVlorë me distancë 147.01 km, edhe kjo një garë me karakter fushor. Kujtojmë se prej disa vitesh Rrethi Çiklistik i Shqipërisë është pjesë e kalendarit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat