Aksident në Rrethin Çiklistik të Shqipërisë

Çiklizëm

Aksident në Rrethin Çiklistik të Shqipërisë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 16:52
Pamje

Etapa e katërt e Rrethit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë ka regjistruar një incident në aksin rrugor Kuç-Qeparo.

Gjatë garës, tre çiklistë të huaj kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga dukë pësuar lëndime.

Sipas informacioneve nga organizatorët e garës, situata e një prej tyre është pak më e rënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Ai pritet që të transportohet me helikopter drejt kryeqytetit për të marrë trajtimin më të specializuar mjekësor për dëmtimet e pësuara pas këtij incidenti.

Ndërkohë, etapa ka vazhduar normalisht nga pjesëmarrësit e tjerë duke u mbyllur në Llogara.

"Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga.

Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat