Veljko Stojniq u shpall fituesi i etapës së katërt në Turin e Shqipërisë në Çiklizëm.
Ai rriti në majën e Llogarasë pas 3 orësh, 27 minutash e 50 sekondash.
25-vjeçari u tregua më i zoti në terrenin malor të Himarës. I dyti kaloi vijën e finishit Dimitar Jovanovski, por me një diferencë prej 1 minute e 49 sekondash.
Pas këtij suksesi, Stojnic arrin të marrë dhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Dhe tashmë konsiderohet si një nga favoritët për të fituar edicionin e 81-të të Turit të Shqipërisë.
Gjatë garës së zhvilluar të enjten, pati dhe një aksident, ku tre çiklistë u rrëzuan duke pësuar dhe dëmtime e lëndime fizike.
Dy çiklistët e skuadrës bullgare Hemus: Pavel Shumanov e Nikolay Dyankov, dhe sportisti i kombëtares së Holandës Mees Jacobs, nuk i kontrolluan dot biçikletat e tyre në aksin mes Kuçit dhe Qeparosë.
Holandezi, për shkak të lëndimeve u transportua drejt Tiranës me helikopter, për çështje sigurie, ndonëse ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ashtu si dhe dy çiklistët bullgarë.
Etapa e pestë dhe e fundit do të zhvillohet të premten. 47 çiklistët që kanë mbetur në garë, do të nisen nga Vlora për të shkuar ne Lushnje e më pas ne Fier, ku do te mbyllet dhe ky edicion i turit çiklistik.