Ish-çiklisti përshkruan 600 kilometra për të mbështetur Dortmundin

Çiklizëm

Ish-çiklisti përshkruan 600 kilometra për të mbështetur Dortmundin

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 20:00
Rik Zabel

Mijëra tifozë kanë zbarkuar pranë stadiumit mitik “Uembli”, në të cilin do të zhvillohet edhe takimi final në Champions mes Borusias Dortmund dhe Real Madridit.

Përveç mbështetësve të zjarrtë gjermanë, të cilët njihen si “muri i verdhë”, një ish-çiklist profesionist ka përshkruar 600 km për të parë këtë finale.

Bëhet fjalë për Rik Zabel. Ndoshta ky mund të tingëllojë si udhëtimi më i pazakontë që keni dëgjuar.

Kjo situatë është postuar edhe në rrjetet sociale nga klubi i Borusia Dortmundit, duke e cilësuar tifozin më special të rrugëtimit drejt Londrës.

Tashmë “stafeta” e spektaklit do t’i kalojë futbollistëve në fushë. Marko Rojs dhe Mats Humels me shumë gjasa do zbresin për herë të fundit me fanellën verdhezi, ndonëse nuk ka asnjë njoftim mbi të ardhmen e mbrojtësit veteran.

Në letër grupi i Ançelotit është ndjeshëm më i favorizuar për triumf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat