Blerton Nuha, kampion i Kosovës

Çiklizëm

Blerton Nuha, kampion i Kosovës

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 20:55
Blerton Nuha

Federata e Çiklizmit e Kosovës organizojë etapën e dytë të garës çiklistike në disiplinën Çiklizëm Rrugorë e cila u zhvillua në autoudhën  “Arber Xhaferi’’ dhe ”Ibrahim Rugova’’ në relacionin Ferizaj – Prishtinë –Fushë Kosovë – Duhlë – Fushë Kosovë – Prishtinë me përfundim në Ferizaj  me gjatësi prej 160 kilometra për kategorinë më të fortë atë Elite dhe U23, Junior 85 km, kadet dhe Femra 55 km.

Në garë morën pjesë 27 garues të të gjitha klubeve të Federatës së Çiklizmit të Kosovës të të gjitha kategorive. 

Vlen të përmendet se konkurrencë e fortë u zhvillua në kategorinë Elitë ku u zhvillua garë e fortë në mes dy favoritëve të garës.

Çiklisti Blerton Nuha nga KÇ Kastrioti dhe çiklistit Albion Ymeri duke mos lënë anash garuesit tjerë të kësaj kategorie të cilët gjatë gjithë garës tentuan për shkëputje nga njëri tjetri për të arritur synimet e tyre për tu bërë Kampion i Kosovës.

Në finish pas një sprinti të fortë çiklisti Blerton Nuha nga KÇ Kastrioti arriti i pari në finish dhe fitojë titullin e kampionit të Kosovës.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat