Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, tha se gazeta “Bota sot” gjithmonë i ka kushtuar rëndësi sportit të çiklizmit.
Nuha shprehet se “Bota sot” po luan rol të madh në sensibilizimin jo vetëm të sportit të Kosovës.
“Urime për 29 vjetorin e kësaj Gazete e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
Për sensibilizimin e sportit ndërkombëtar e në veçanti këtij vendor.
Puna jote (Kemajl Goca) në këtë gazetë është i pakontestueshëm duke sjell informata të sakta dhe të shpejta.
Në emër të federatës së çiklizmit urime 29 vjetori i gazetës ‘Bota sot’, ka uruar Nuha.