Ditë historike për çiklistin Romain Bardet 

Çiklizëm

Ditë historike për çiklistin Romain Bardet 

Nga: K.Goca Më: 29 qershor 2024 Në ora: 19:36
Romain Bardet feston në finish

Sot filloi gara më prestigjioze e çiklizmit, edicioni i 111-të i “Tour de France”.

Një ditë historike në Itali ishte për çiklistin Romain Bardet.

Ai rrëmbeu fitoren në etapën e parë nga Firence në Rimini të Italisë.

Ai ka siguruar fanellën e verdhë me një paraqitje të shkëlqyeshme për skuadrën ‘Team dsm-firmenich PostNL’. 

Francezi u ndoq përgjatë vijës së finishit nga shoku i tij i skuadrës Frank Van den Broek, i cili bashkëpunoi shkëlqyeshëm me të për të vendosur fitoren, ndërsa Wout van Aert (Visma-Lease a Bike) doli në vend të treti. Bardet dhe dsm-firmenich do të gëzojnë të qenit liderë të turneut.

Etapa e parë është zhvilluar në relacionin Firencë - Rimini me gjatësi të shtegut 206 kilometra.

Etapa e dytë zhvillohet nesër Cesenatico – Bologne me gjatësi të shtegut 199. 2 kilometra.

Renditja 

1. Romain Bardet (Team DSM-Firmenich Postnl) 05h 07' 12''
2. Frank Van Den Broek (Team DSM-Firmenich Postnl) + 00h 00' 04''
3. Wout Van Aert (Team Visma Lease A Bike) + 00h 00' 11''
4. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 15''
5. Maxim Van Gils (Lotto Dstny) + 00h 00' 15''
6. Alex Aranburu (Movistar Team) + 00h 00' 15''
7. Mads Pedersen (LIDL-Trek) + 00h 00' 15''
8. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 00' 15''
9. Pello BILBAO (Bahrain Victorious) + 00h 00' 15''
10. Alberto BETTIOL (EF Education – Easypost) + 00h 00' 15''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat