Tadej Pogaçar shkëlqen dhe kryeson në renditjen e përgjithshme të ‘Tour de France’

Çiklizëm

Tadej Pogaçar shkëlqen dhe kryeson në renditjen e përgjithshme të ‘Tour de France’

Nga: K.Goca Më: 2 korrik 2024 Në ora: 18:04
Tadej Pogaçar

Etapa e 4-të e ‘Tour de France’ është fituar me stil nga çiklisti slloven Tadej Pogacar. 

Pogaçar ngadhënjeu me kohë të kaluar për  03h 46' 38' orë në relacionin Pinerolo - Valloire me 139.6 kilometra.

Pogaçar sulmoi në ngjitjen në Galibier para se të zbriste në vijën e finishit për të rimarrë fanellën e Verdhë. 
Ishte 800 metra nga maja kur Pogacar u dha një goditje të fuqishme rivalëve të tij.

Slloveni më pas rriti epërsinë e tij në zbritjen në Valloire për të shënuar fitoren e etapës së 12-të të karrierës së tij në ‘Tour de France’, duke rifituar gjithashtu fanellën e verdhë. 

Etapa e pestë mbahet nesër në relacionin Saint-Jean-De-Maurienne- Saint-Vulbas me gjatësi të shtegut 177.4 kilometra.

Etapa e katërt

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 03h 46' 38'
2. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) 00h 00' 35'
3. Juan Ayuso Pesquera (UAE Team Emirates) + 00h 00' 35''
4. Primozh Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 00' 35''
5 . Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 00' 37'
6 .Carlos Rodriguez (Ineos Grenadiers) + 00h 00' 37''
7. Mikel Landa (Soudal Quick-Step) + 00h 00' 53''
8. Joao Almeida (UAE Team Emirates) + 00h 00' 53'
9. Giulio Ciccone (LIDL-TREK) + 00h 02' 41''
10. Santiago Buitrago (Bahrain Victorious) + 00h 02' 41''

Renditja e përgjithshme

1. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates) 19h 06' 38''
2. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 00' 45''
3. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 00' 50''
4. Juan Ayuso (Uae Team Emirates) + 00h 01' 10''
5. Primozh Rogli]Ç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 01' 14''
6. Carlos Rodriguez (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 16''
7. Mikel Landa (Soudal Quick-Step) + 00h 01' 32''
8 Joao Almeida (Uae Team Emirates) + 00h 01' 32''
9. Giulio Ciccone (LIDL-TREK) + 00h 03' 20''
10. Egan Bernal (Ineos Grenadiers) + 00h 03' 21

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat