Mark Cavendish thyen rekordin 

Çiklizëm

Mark Cavendish thyen rekordin 

Nga: K.Goca Më: 3 korrik 2024 Në ora: 18:34
Mark Cavendish

Një sprint i furishëm u zhvillua në Saint-Vulbas në etapën e 5-të e cila u fitua nga Mark Cavendish (Astana Qazaqstan). 

Mark Cavendish ka triumfuar në një garë të emocionuar dhe për të bërë histori në “Tour de France”. 

Cavendish arriti fitoren e tij të 35-të, duke e bërë atë fituesin më të frytshëm të edicionit në historinë e kësaj gare.

Gara u zhvilluar në relacionin Saint-Jean-De-Maurienne-Saint-Vulbas, me gjatësi të shtegut 177.4 kilometra. 

Cavendish doli i pari me kohë të kaluar për 04. 08' 46 orë, duke lënë pas Jasper Philipsenin (Alpecin-Deceuninck) dhe Alexander Kristoff (Uno-X Mobility).

Në renditjen e përgjithshme udhëheq çiklisti slloven Tadej Pogaçar.

Etapa e gjashtë mbahet në relacionin Macon - Dijon me gjatësi të shtegut 163.5 kilometra.

Etapa e pestë

1. Mark Cavendish (Astana Qazaqstan Team) 04h 08' 46    
2. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck) 04h 08' 46'
3. Alexander Kristoff (Uno-X Mobility) 04h 08' 46''
4. Arnaud De Lie (Lotto Dstny) 04h 08' 46''
5. Fabio Jakobsen (Team Dsm-Firmenich Postnl) 04h 08' 46
6. Pascal Ackermann (Israel - Premier Tech) 04h 08' 46
7. Arnaud Demare (Arkea-B&B Hotels) 04h 08' 46'
8. Gerben Thijssen (Intermarché – Wanty) 04h 08' 46
9. Biniam Girmay (Intermarché – Wanty) 04h 08' 46'
10. Marijn Van Den Berg (Ef Education – Easypost) 04h 08' 46'

'Renditja e përgjithshme 

1.Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 23h 15' 24''
2. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 00' 45''
3. Jonas Vingegaard (Team Visma|Lease A Bike) + 00h 00' 50''
4. Juan Ayuso (UAE Team Emirates) + 00h 01' 10''
5. Primozh Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 01' 14''
6. Carlos Rodriguez (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 16''
7. Mikel Landa (Soudal Quick-Step) + 00h 01' 32''
8. Joao Almeida (UAE Team Emirates) + 00h 01' 32''
9. Giulio Ciccone (LIDL-TREK) + 00h 03' 20''
10. Egan Bernal (Ineos Grenadiers) + 00h 03' 21''

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat