Xhiro e Austrisë kthehet në tragjedi, ndërron jetë Andre Drege!

Çiklizëm

Xhiro e Austrisë kthehet në tragjedi, ndërron jetë Andre Drege!

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 19:59
Andre Drege

Tragjedi në botën e çiklizmit. Etapa e katërt e Xhiros së Austrisë ka qenë fatale për çiklistin André Drege.

Ky i fundit ka ndërruar jetë pas një aksidenti të frikshëm.

25-vjeçari humbi kontrollin e biçikletës duke dalë më pas nga rruga teksa po zbriste majën e malit Grosglokner në Heiligenblut.

Fituesi i etapës së katërt të Xhiros së Austrisë ishte Filipo Gana, por organizatorët preferuan që të mos organizonin ceremoninë e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat