Tragjedi në botën e çiklizmit. Etapa e katërt e Xhiros së Austrisë ka qenë fatale për çiklistin André Drege.
Ky i fundit ka ndërruar jetë pas një aksidenti të frikshëm.
25-vjeçari humbi kontrollin e biçikletës duke dalë më pas nga rruga teksa po zbriste majën e malit Grosglokner në Heiligenblut.
Fituesi i etapës së katërt të Xhiros së Austrisë ishte Filipo Gana, por organizatorët preferuan që të mos organizonin ceremoninë e rastit.