Jasper Philipsen triumfon në etapën e 10-të 

Çiklizëm

Jasper Philipsen triumfon në etapën e 10-të 

Nga: K.Goca Më: 9 korrik 2024 Në ora: 18:27
Jasper Philipsen

Një përfundim madhështor nga çiklisti Jasper Philipsen (Alpecin – Deceuninck) dhe fituesi i fanellës së gjelbër në vitin 2023. 

Një fitore elegante në një sprint në Saint-Amand-Montrond në etapën e 10-të të garës prestigjioze “Tour de France 2024”. 

Philipsen u udhëhoq në mënyrë të shkëlqyeshme nga shoku i tij i skuadrës, kampioni botëror, Mathieu van der Poel për ta vënë atë në një pozicion të shkëlqyeshëm e për të mposhtur Biniam Girmay (Intermarke-Wanty) dhe Pascal Ackermann (Israel-Premier Tech). 

Ai shënoi fitore me kohë të kaluar për 04h 20' 06 orë në relacionin Orleans-Saint-Amand-Montrond me gjatësi të shtegut 187.3 kilometra.

Nesër do të mbahet etapa e 11-të, Evaux-Les-Bains-Le Lioran me gjatësi të shtegut 211 kilometra.

Etapa e 10-të

1. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck) 04h 20' 06
2. Biniam Girmay (Intermarché – Wanty) 04h 20' 06'
3. Pascal Ackermann (Israel - Premier Tech) 04h 20' 06
4. Wour Van Aert (Team Visma | Lease A Bike) 04h 20' 06''    
5. Fernando Gaviria (Movistar Team)    04h 20' 06'
6. Sam Bennett (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) 04h 20' 06'
7. John Degenkolb (Team Dsm-Firmenich Postnl) 04h 20' 06'
8. Phil Bauhaus (Bahrain Victorious) 04h 20' 06
9. Dylan Groenewegen (Team Jayco Alula) 04h 20' 06
10. Axel Zingle (Cofidis) 04h 20' 06

Renditja e përgjithshme

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 40h 02' 48''
2. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 00' 33''
3. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01' 15''
4. Primozh Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 01' 36''
5. Juan Ayuso (UAE Team Emirates) + 00h 02' 16''
6. Joao Almeida (UAE Team Emirates) + 00h 02' 17''
7. Carlos Rodriguez (Ineos Grenadiers) + 00h 02' 31''
8. Mikel Landa (Soudal Quick-Step) + 00h 03' 35''
9. Derek Gee (Israel - Premier Tech) + 00h 04' 02''
10. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 04' 03'

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat