Philipsen triumfon, Pogaçar ruan kreun e renditjes së përgjithshme 

Çiklizëm

Philipsen triumfon, Pogaçar ruan kreun e renditjes së përgjithshme 

Nga: K. Goca Më: 12 korrik 2024 Në ora: 17:42
Çiklisti Jasper Philipsen

Çiklisti Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck) ka siguruar fitoren e tij të dytë në “Tour de France 2024“.

Ai fitoi etapën e 13-të të garës prestigjioze në relacionin Agen – Pau me gjatësi të shtegut 165.3 kilometra, me kohë të kaluar për 03h 23' 09 orë.

Philipsen i kaloi rivalët e tij, duke mposhtur Wout van Aert (Visma-Lease a Bike), Pascal Ackermann ( Israel-Premier Tech), Biniam Girmay (Intermarche-Wanty) dhe Nikias Arndt (Bahrain Victorious) në linjën e fundit të një etape me plot tension. Tadej Pogaçar (Ekipi i Emirateve të Bashkuara Arabe) mbajti sërish fanellën e verdhë.

Pogaçar vazhdon të kryesojë me 1’06” nga i dyti Remco Evenepoel (Soudal-Quick Step), ndërsa Jonas Vingegaard (Visma-Lease a Bike) është i treti me +1’14”.

Etapa e 14-të mbahet nesër në relacionin Au Saint-Lary-Soulan Pla D'adet me gjatësi të shtegut 151.9 kilometra.

Etapa e 13-të

1. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck)    03h 23' 09
2. Wout Van Aert (Team Visma | Lease A Bike) 03h 23' 09''    
3. Pascal Ackermann (Israel - Premier Tech) 03h 23' 09'
4. Biniam Girmay (Intermarche – Wanty) 03h 23' 09
5. Nikias Arndt (Bahrain Victorious) 03h 23' 09'
6. Jasper Stuyven (LIDL-TREK) 03h 23' 09
7. Clement Russo (Groupama-FDJ) 003h 23' 09'
8. Bryan Coquard (Cofidis) 03h 23' 09''
9. Tadej POGAçAR (UAE Team Emirates) 03h 23' 09'
10. Soren Waerenskjold (Uno-X Mobility) 03h 23' 09''

Renditja e përgjithshme

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 52h 40' 58''
2. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step)+ 00h 01' 06''
3. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01' 14''
4. Joao Almeida (UAE Team Emirates) + 00h 04' 20''
5. Carlos Rodriguez (Ineos Grenadiers) + 00h 04' 40''
6. Mikel Landa (Soudal Quick-Step) + 00h 05' 38''
7. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 06' 59''
8. Giulio Ciccone (LIDL-TREK) + 00h 07' 36''
9. Derek Gee (Israel - Premier Tech)+ 00h 07' 54''
10. Felix Gall (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) + 00h 09' 18''

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat