Një paraqitje e mahnitshme në ngjitjen përfundimtare në etapën e 14-të nga njeriu që bart fanellën e verdhë, slloveni Tadej Pogaçar (Ekipi i Emirateve të Bashkuara Arabe).
Çiklisti slloven ka thelluar epërsinë e tij në klasifikimin e përgjithshëm.
Pogaçar spektakolar, ka shënuar fitore të madhe në etapën e 14-të të edicionit të 111-të të garës “Tour de France 2024”, me kohë të kaluar për 04h 01' 51' orë në relacionin Au Saint-Lary-Soulan Pla D'adet me gjatësi të shtegut 151.9 kilometra.
I ndihmuar shkëlqyeshëm nga shokët e tij të skuadrës së Emirateteve të Bashkuara Arabe, veçanërisht nga Adam Yates, Pogaçar përfundoi me stil, duke kaluar vijën 39” para Jonas Vingegaard (Visma- Lease a Bike) dhe 1'10” para Remco Evenepoel (Soudal-Quick Step).
Etapa e 15-të mbahet nesër në relacionin Loudenvielle - Plateau De Beille me gjatësitë të shtegut 197.7 kilometra.
Etapa e 14-të
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 04h 01' 51'
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 00' 39''
3. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 01' 10''
4. Carlos Rodriguez (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 19''
5. Gioliu Ciccone (LIDL-TREK) + 00h 01' 23'
6. Santiago Buitrago (Bahrain Victorious) + 00h 01' 23''
7. Adam YATES (UAE Team Emirates) + 00h 01' 23'
8. Felix Gall (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) + 00h 01' 26'
9. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01' 29'
10. Derek Gee (Israel - Premier Tech) + 00h 01' 29'
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 56h 42' 39''
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01' 57''
3. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 02' 22''
4. Joao Almeida (UAE Team Emirates) + 00h 06' 01''
5. Carlos RODRIGUEZ (Ineos Grenadiers) + 00h 06' 09''
6. Mikel Landa (Soudal Quick-Step) + 00h 07' 17''
7. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 08' 32''
8. Giulio Ciccone (LIDL-TREK) + 00h 09' 09''
9. Derek Gee (Israel - Premier Tech) + 00h 09' 33''
10. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 10' 35''