“Tour de France” me masa mbrojtëse kundër Covid-19

Çiklizëm

“Tour de France” me masa mbrojtëse kundër Covid-19

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Organizatorët e "Tour de France" kanë rritur masat mbrojtëse të dielën për të kufizuar rreziqet shëndetësore përballë një rishfaqje të Covid-19, i cili ka prekur disa çiklistë ditët e fundit.

"Tour de France" është një nga garat më të famshme dhe prestigjioze të çiklizmit në botë. E organizuar për herë të parë në vitin 1903, kjo garë zhvillohet çdo vit në Francë dhe ndonjëherë kalon edhe në vendet fqinje.

Amaury Sport Organization (ASO) njoftoi se maska tani duhet të vishen nga të gjithë, duke përfshirë organizatorët, të ftuarit dhe gazetarët, të cilët mund të jenë në kontakt me anëtarët e ekipeve të çiklizmit.

Vendimi vjen pasi disa çiklistë të njohur, si Tom Pidcock, Juan Ayuso dhe Tadej Pogacar, janë tërhequr nga gara pasi kanë rezultuar pozitivë për Covid-19. Pogacar, i cili kishte thënë para fillimit të garës se ishte prekur nga virusi në mesin e qershorit, tashmë është larguar nga gara.

Ndërkohë, Geraint Thomas, po vazhdon turneun pavarësisht se po përjeton simptoma të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat