Është përsëri Pogaçar

Çiklizëm

Është përsëri Pogaçar

Nga: K.Goca Më: 14 korrik 2024 Në ora: 17:56
Tadej Pogaçar

Çiklisti slloven, Tadej Pogaçar, është në formën më të mirë, duke shënuar fitoren e radhës në edicionin e 111-të të “Tour de France 2024”.

Pogaçar fitoi Etapën e 15-të në garën që u mbajt në relacionin  Loudenvielle - Plateau De Beille me gjatësitë të shtegut 197.7 kilometra.

Slloveni doli i pari me kohë të kaluar për 05h 13' 55 orë.

Ai pushtoi Plateau de Beille, duke përfunduar për 1'08” para Jonas Vingegaard. 

Është fitorja e tretë në turneun e këtij edicioni dhe është një fitore shumë e rëndësishme, duke i dhënë atij një epërsi prej 3'09" në renditjen e përgjithshme ndaj rivalit të tij të madh Vingegaard.

Pas kësaj gare kanë mbetur edhe gjashtë etapa. Remco Evenepoel (Soudal-Quick Step) e përfundoi garën në vendin e tretë me 2'51”.

Nesër është ditë pushimi, gara e radhës mbahet të martën.

Etapa e 15-të

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    05h 13' 55
2. Jonas Vingegaard Hansen (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01' 08'
3. Remco EVENEPOEL (Soudal Quick-Step) + 00h 02' 4. Mikel Landa (Soudal Quick-Step) + 00h 03' 54'
5. Joao Almeida (UAE Team Emirates) + 00h 04' 43''
6. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 04' 56''    
7. Santiago Buitrago (Bahrain Victorious) + 00h 05' 08''
8. Carlos RODRIGUEZ (Ineos Grenadiers) + 00h 05' 08''    
9. Richard Carapaz (Ef Education – Easypost) + 00h 05' 41''    
10. Felix Gall (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) + 00h 05' 57

Renditja e përgjithshme 

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 61h 56' 24''
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 03' 09''
3. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 05' 19''
4. Joao Almeida (UAE Team Emirates) + 00h 10' 54''
5. Mikel Landa (Soudal Quick-Step) + 00h 11' 21''
6. Carlos Rodriguez (Ineos Grenadiers) + 00h 11' 27''
7. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 13' 38''
8. Giulio Ciccone (LIDL-TREK) + 00h 15' 48''
9. Derek Gee (Israel - Premier Tech) + 00h 16' 12''
10. Santiago Buitrago (Bahrain Victorious) + 00h 16' 32

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat