]Çiklisti Richard Carapaz (EF Education-EasyPost) ka përfunduar në vend të parë në etapën e 17-të të garës “Tour de France 2024”.
Richard Carapaz doli i pari me kohë të kaluar për 04h 06' 13 në relacionin Saint-Paul-Trois-Chateaux Superdevoluy me gjatësi të shtegut 177.8 kilometra.
Richard Carapaz ka siguruar fitoren e tij të parë në skenën e “Tour de France”.
Carapaz nisi një sulm në ngjitjen e parafundit, për të arritur Simon Yates (Jayco-AlUla) dhe më pas e kaloi atë.
Yates kaloi linjën 37 sekonda pas fituesit për të zënë vendin e dytë pas një përpjekjeje të guximshme për t'u përballur me
Carapaz, me Enric Mas (Movistar) ky i fundit renditet në vend të tretë.
Slloveni Tadej Pogaçar prin në renditjen e përgjithshme dhe është shumë afër titullit të kampionit.
Etapa e 18-të mbahet nesër në relacionin Gap – Barcelonnette me gjatësi të shtegut 179.5 kilometra.
Etapa e 17-të
1. Richard Carapaz (EF Education – Easypost) 04h 06' 13
2. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 00' 37''
3. Enric Mas Nicolau (Movistar Team) + 00h 00' 57
4. Laurens De Plus (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 44
5. Oscar Onley (Team Dsm-Firmenich Postnl) + 00h 01' 44
6. Guillaume Martin (Cofidis) + 00h 02' 36
7. Magnus Cort (Uno-X Mobility) + 00h 02' 38
8. Wout Poels (Bahrain Victorious) + 00h 02' 39''
9. Jordan Jegat (Totalenergies) + 00h 02' 39
10. Alex Aranburu (Movistar Team) + 00h 02' 39'
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 70h 21' 27''
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 03' 11''
3. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 05' 09''
4. Joao Almeida (Uae Team Emirates) + 00h 12' 57''
5. Mikel Landa (Soudal Quick-Step) + 00h 13' 24''
6. Carlos Rodriguez (Ineos Grenadiers) + 00h 13' 30''
7. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 15' 41''
8. Giulio CicconE (LIDL-TREK) + 00h 17' 51'
9. Derek Gee (Israel - Premier Tech) + 00h 18' 15''
10. Santiago Buitrago (Bahrain Victorious) + 00h 18' 3