Çiklizmi me paga të larta si futbolli, slloveni Pogaçar kryeson listën me 6 milionë euro në vit

Çiklizëm

Çiklizmi me paga të larta si futbolli, slloveni Pogaçar kryeson listën me 6 milionë euro në vit

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 14:22
Tadej Pogaçar

Nuk ndryshoi gjë në renditjen e këtij edicioni të “Tour de France”, ndërsa duhen edhe 3 ditë deri në përfundim, por vitet e fundit thuajse gjithçka është transformuar në çiklizëm.

Sipas tendencës botërore për të gjitha sportet, kostot janë rritur, e bashkë me to edhe rrogat dhe nëse garat e biçikletave nuk krahasohen me futbollin, tenisin apo basketbollin, sërish “yjet” kryesorë marrin miliona.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, slloveni Tadej Pogaçar, “Fanela e Verdhë” e “Turit të Francës” këtë vit ka një rrogë vjetore prej 6 milionë eurosh, pagë kjo e pamendueshme disa vjet më parë.

“Ylli” i çiklizmit botëror ndiqet nga patrioti i tij nga Sllovenia, veterani Primoz Roglic, që merr 4.5 milionë euro në sezon, ndërsa në vend të tretë është kampioni në fuqi i “Tour de France”, Jonas Vingeggard.

Danezit i japin 4 milionë euro në 12 muaj, po aq sa edhe kampionit të botës, holandezit Mathieu van der Poel, ndërsa pesshja e madhe plotësohet nga belgu Wout van Aert, me 3.5 milionë euro në vit.

Shpenzimet për skuadrat nuk janë vetëm rrogat, por edhe stafet teknike, mekanike e nutrioniste, baza teknike apo dieta ushqimore, teksa siç thonë specialistët e çiklizmit, asnjë ekip nuk ka shans të arrijë ndonjë sukses në “Turin e Francës” me më pak se 50 apo 60 milionë euro buxhet në vit..

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat