Pogaçar, i pathyeshëm!

Çiklizëm

Pogaçar, i pathyeshëm!

Nga: K.Goca Më: 20 korrik 2024 Në ora: 18:47
Tadej Pogaçar

Çiklisti slloven, Tadej Pogaçar (Emiratet e Bashkuara Arabe), është i pathyeshëm! Ai fitoi një tjetër garë të vështirë alpine të edicionit të sivjetshëm të “Tour De France 2024”. 

Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) ngadhënjeu me kohë të kaluar për 04h 04' 22 orë në relacionin Nice-Col De La Couillole me gjatësi të shtegut 132.8 kilometra.

“Kjo është fitorja e tij e pestë në garën e këtij viti në ‘Tour de France’.

Kjo ishte fitorja e tij e 19-të e sezonit. 

Fituesi i garës u vendos nga sprinti i finishit, në të cilin morën pjesë Pogaçari dhe rivali i tij më i madh i viteve të fundit, Jonas Vingegaard.

Rreth 200 metra para përfundimit, asi slloven shkeli pedalet dhe u largua nga danezi i pafuqishëm, i cili ishte ulur në biçikletë, ku zuri vendin e dytë”, shkruan mediumi slloven “Sport.slo”.

“Para garës së fundit - provës kohore nga Monaco në Nice, Pogaçari është tani 5:14 para Vingegaard në krye të renditjes së përgjithshme, 8:04 para Evenepoelit të vendit të tretë”, shkruan më tej. 

Gara e fundit përkatësisht etapa e 21-të mbahet nesër në relacionin Monaco – Nice me gjatësi të shtegut 33.7 kilometra.

Etapa e 20-të

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 04h 04' 22
2. Jonas Vingegaard Hansen (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 00' 07'
3. Richard Carapaz (EF Education – Easypost) + 00h 00
4. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 00' 53
5. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 01' 07''    -    -
6. Joao Almeida (UAE Team Emirates) + 00h 01' 28''    --
7. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01' 33''
8. Mikel Landa (Soudal Quick-Step) + 00h 01' 41'
9. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 01' 43'
10. Romain Bardet (Team Dsm-Firmenich Postnl) + 00h 01' 52''    

Renditja e përgjithshme

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 82h 53' 32''
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 05' 14''
3. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 08' 04''
4. Joao Almeida (UAE Team Emirates) + 00h 16' 45''
5. Mikel Landa (Soudal Quick-Step) + 00h 17' 25''
6. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 21' 11''
7. Carlos Rodriguez (Ineos Grenadiers) + 00h 21' 12''
8. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 24' 26''
9. Derek Gee (Israel - Premier Tech) + 00h 24' 50''
10. Giulio CICCONE (LIDL-TREK) + 00h 25' 48''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat