Në Malin e Dajtit u zhvillua kampionati kombëtar i “Mountain Bike”. 24 sportistë të ndarë në 4 kategori, garuan në cirkuitin e malit të Tiranës, duke sfiduar terrenin, temperaturat e larta dhe duke dhuruar emocione.
Nelia Kabetaj regjistroi kohën më të mirë: 1 orë 29 minuta e 35 sekonda në 8 xhirot që zhvilloi. Duke triumfuar gjithashtu dhe në kategorinë e femrave.
Sportistja shkodrane tregoi emocionet e kësaj gare, ku ndër të tjera shpalosi dhe pretendimet e saj. Duke rrëfyer se dëshiron ta ngrejë sa më lart flamurin kuqezi.
Presidenti i Federatës Shqiptare të çiklizmit, Skënder Anxhaku tregoi se Shqipëria po rrit një brez të talentuar çiklistësh.
Të cilët do i sjellin shumë suksese Shqipërisë.
Në garën e zhvilluar mori pjesë dhe një sportiste 11-vjeçare: Elia Turku.
Vogëlushja e talentuar, ndonëse në një moshë të re, bëri një paraqitje dinjitoze.
Në kategorinë elite, fitues u shpall Olsian Velia, ndërkohë që në kategorinë Kadetë, vendi i parë shkoi për Clayson Kabetajn.
Sa i takon kategorisë amatore fitues ishte italiani Andrea Dellaquia. Teksa te Junior kohën më të mirë e regjistroi Ankel Limaja.