Kampioni i ri i “Tour de France 2024”, Pogaçar: Këtë vit gjithçka ishte e përsosur

Çiklizëm

Kampioni i ri i “Tour de France 2024”, Pogaçar: Këtë vit gjithçka ishte e përsosur

Nga: K.Goca Më: 21 korrik 2024 Në ora: 23:56
Tadej Pogaçar feston

Tadej Pogaçar është mbret i turneut për herë të tretë. 

Kampioni slloven fitoi gjashtë etapa në edicionin e 111-të të “Tour de France 2024”.

Ai vuri prekjen e fundit në pesë shfaqjet më të vështira malore, fantastike në aktin e fundit.

“Për shkak të Lojërave Olimpike në Paris, performanca e sivjetme e garës më prestigjioze e çiklizmit në botë, përfundoi në Nice në vend të kryeqytetit francez.

Nuk kishte asnjë paradë tradicionale të kampionëve përgjatë Cote d'Azur, por cikli i madh përfundoi me një provë kohore midis Monacos dhe Nices”, shkruan mes të tjera mediumi slloven “Sport. slo”.

"Nuk mund ta përshkruaj sa i lumtur jam.

Pas dy turneve të vështira, kur kam bërë gjithmonë disa gabime, këtë vit gjithçka ishte e përsosur.

Jam shumë i lumtur, që fitova edhe këtë herë.

E pabesueshme", ishin fjalët e Pogaçarit. Pogaçar regjistroi fitoren e 20-të të sezonit dhe së bashku me festën e fundit në “Tour de France”, e 84-ta në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat