Filippo Ganna i jep Italisë medaljen e parë olimpike

Çiklizëm

Filippo Ganna i jep Italisë medaljen e parë olimpike

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 19:35
Filippo Ganna

28-vjeçari e përfundoi garën në shi, 14 sekonda pas belgut, Remco Evenepoel.

Medalja e parë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 vjen nga çiklizmi për Italinë, e cila fitoi medaljen e argjendtë me Filippo Ganna.

E përfundoi garën në vendin e dytë në provën individuale të kronometruar ku dominoi belgu, Remco Evenepoel, i cili në shiun francez la pas italianin dhe bashkatdhetarin e tij Ëout Van Aert, për të marrë medaljen e artë.

Bronzi për Van Aert i cili ra në fund dhe përfundoi 25 sekonda pas bashkëkombasit të tij, ndërkohë që pati një zhgënjim për anglezin Joshua Tarling, i cili pas disa kilometrash iu desh të ndërronte biçikletën dhe përfundoi në vendin e katërt njëzet e shtatë sekonda nga maja, përpara amerikanit Brandon McNulty.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat