Pauline Ferrand Prevot nga Franca ka fituar medaljen e artë në garën e çiklizmit malor.
Ajo e ka dominuar garën që nga fillimi, duke krijuar avantazh qysh herët dhe duke arritur të përfundojë e para me një kohë prej 1:26:02.
Në vendin e dytë është renditur amerikania Hayley Batten, e cila e ka përfunduar garën gati tre minuta më vonë se sa francezja.
Kampionia e vitit 2016, suedezja Jenny Rissveds,e ka zënë vendin e tretë.