Një çikliste olimpike është gjetur e vdekur në banesën e saj pasi thuhet se është mbytur ushqimi. Kur ish-atletja Daniela Larreal Chirinos nuk u paraqit në hotelin ku punonte, kolegët e shqetësuar njoftuan autoritetet.
Oficerët e policisë shkuan në banesën e saj në Las Vegas të premten (16 gusht) dhe gjetën trupin e saj brenda. Besohet se ajo ka vdekur që nga 11 gushti, ndërsa kolegët e saj kontaktuan autoritetet më 12 gusht. Sipas burimeve pranë hetimit, Larreal, 50 vjeç, vdiq nga asfiksia.
Pas vdekjes thuhet u gjetën mbetje të ushqimit të ngurtë në fztin e saj, duke sugjeruar se ajo kishte vdekur nga asfiksia. Megjithatë, shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.
Larreal ishte një nga atletët më të dalluar të Venezuelës. Ajo mori pjesë në pesë Lojëra Olimpike - Barcelona 1992, Atlanta 1996, Sydney 2000, Athinë 2004 dhe Londër 2012.