Historia e Haki Dokut në biçikletën me tri rrota

Çiklizëm

Historia e Haki Dokut në biçikletën me tri rrota

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 22:21
Doku

Haki Doku, një djalë shqiptar i emigruar në Itali, punëtor në një kantier ndërtimi, kur si pasojë e një aksidenti në punë, duke rënë nga një skelë, ka dëmtuar shtyllën kurrizore. Vetëm pas një periudhe të gjatë rehabilitimi, ai ka mundur të lëvizë në një karrige me rrota.

Por kjo nuk i dha fund pasionit të tij për sportin. Ai ndërtoi posaçërisht një biçikletë me tri rrota, një përpara dhe dy mbrapa, ku personi është i shtrirë në një mbështetëse me këmbët e tij të fiksuara përpara. Rrotat lëvizin nën shtytjen e krahëve, falë ingranazheve që zënë vendin e pedaleve. Megjithatë, pjesëmarrja, konkurimi ka kosto të lartë si për pajisjet ashtu edhe për udhëtimet.

Këtu do vijnë në ndihmë, shoqata, organizata jofitimprurëse, si ajo e krijuar në Leçe më 2003, nga projesktuesja shqiptare Klodiana Cuka, në të cilën përfshihen komunitete të ndryshme të huaja në Itali. Gjatë një nisme në Romë, Cuka ka kontaktuar me Ferdinand Bjankun, fotograf shqiptar me banim në Itali, i suksesshëm në biznes, në një bashkëpunim për të ndihmuar Haki Dokun që do të realizohet. Ai u bë sportisti i parë shqiptar në historinë e Lojërave Paraolimpike. Doku konkuroi në Londër me një biçikletë speciale me tre rrota, e drejtuar me forcën e krahëve.

Rruga për të arritur atje ishte një luftë e vështirë, një ëndërr londineze për një person me aftësi të kufizuara. Haki Doku, 43 vjeç, do të realizojë duke regjistruar shqiptarin e parë që garon në Lojërat Paralimpike. Në rrëfimin e tij, Haki Doku tregon: “Në ato fillime më duheshin 7000 euro për të blerë një biçikletë të lehtë dore. Për në Londër 2012, vështirësia e parë ishte se Shqipëria nuk ishte e regjistruar në Komitetin Paraolimpik

Ndërkombëtar dhe nuk kishte marrëasnjëherë pjesë në një event të tillë paraolimpik”. Në Londër Dokun do ta shoqëronin edhe Roberto Rancilio, një emër i njohur në botën e çiklizmit me dorë, si dhe presidenti i Federatës Evropiane të çiklizmit me dorë, Rancilio Parabiago. Në ceremoninë hapëse të Lojërave më 29 gusht, Haki Doku i ulur në një karrocë lëvizëse me dy rrota ka parakaluar me flamurin shqiptar që i kishte dhënë më parë në Tiranë, Presidenti i Republikës, i ndjeri Nishani.

Nga data 5 deri më 8 shtator 2012, ai do të garojë në rrugët e Londrës, përkrah me sportistë të mëdhenj të kohës në këtë disiplinë të vështirë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat