Çiklistët e kombëtares së Kosovës, Albion Kastrati (U23) dhe Visar Nuhaj (juniorë) do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Evropian të çiklizmit.
Kjo garë mbahet nga data 12-15 shtator në qytetin Limburg në Belgjikë.
Të dy garuesit do të jenë pjesë e garave në dy diciplinat Kronometër Individual (ITT) dhe Çiklizëm rrugorë.
Pasi që të dy garuesit marrin pjesë për herë të parë në garë të nivelit të tillë, Federata e Çiklizmit e Kosovës ju dëshiron suksese garuesëve..