Çiklistët e kombëtares së Kosovës në Kampionatin Evropian

Çiklizëm

Çiklistët e kombëtares së Kosovës në Kampionatin Evropian

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 16:39
Albion Kastrati (U23) dhe Visar Nuhaj

Çiklistët e kombëtares së Kosovës, Albion Kastrati (U23) dhe Visar Nuhaj (juniorë) do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Evropian të çiklizmit. 

Kjo garë mbahet nga data 12-15 shtator në qytetin Limburg në Belgjikë.

Të dy garuesit do të jenë pjesë e garave në dy diciplinat Kronometër Individual (ITT) dhe Çiklizëm rrugorë.

Pasi që të dy garuesit marrin pjesë për herë të parë në garë të nivelit të tillë, Federata e Çiklizmit e Kosovës ju dëshiron suksese garuesëve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat