Çiklizmi në zi! Nuk i mbijetoi aksidentit

Çiklizëm

Çiklizmi në zi! Nuk i mbijetoi aksidentit

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 16:33
Muriel Furrer

Muriel Furrer, e cila u rrëzua dje në mëngjes gjatë garës rrugore për femra në kampionatin botëror të çiklizmit në Zyrih (Zvicër), nuk ia doli dhe humbi jetën në moshën 18-vjeçare.

Zvicerania ishte dërguar në spital me një helikopter urgjence pasi pësoi një dëmtim në kokë.

Furrer do të kishte humbur kontrollin e biçikletës në një kthesë të tatëpjetë në pyllin me pisha dhe më pas kishte përfunduar në një pemë.

Furrer, e cila mbushi 18 vjeç në korrik, kishte fituar medaljen e argjendtë si në provën e të rinjve, ashtu edhe në garën rrugore në kampionatin kombëtar zviceran të këtij viti. Në kampionatin evropian të mëparshëm MTB ajo fitoi medaljen e bronztë në stafetën ekipore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat