Pogaçar kthehet në legjendë fiton titullin

Çiklizëm

Pogaçar kthehet në legjendë fiton titullin

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 19:45
Tadej Pogaçar

Pas Giro d'Italia dhe Tour de France, Tadej Pogaçar ka fituar edhe Kupën e Botës në Zyrih duke kompletuar kështu një vit legjendar.

Garuesi i “UAE Emirates” i dhuroi të artën historike Sllovenisë me kohën 6h 27' 30".

Vendi i dytë i shkoi australianit Ben O'Konor, ndërsa spritni për të bronztën e fitoi holandezi Metju van der Pol.

Sa i përket kronikës fituesi nga Sllovenia triumfoi edhe në këtë garë ashtu siç bëri edhe në Itali e Francë duke mos u dhënë asnjë shpresë rivalëve.

Aksioni i tij nisi shumë larg finishit, plot 100 km larg, por talenti 26-vjeçar arritit që të ruante ritmin dhe të siguronte një triumf historik.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat