Sërish tronditje në çiklizëm.
18-vjeçari belg Miel Dekien humbi jetën në një aksident komunikacioni.
Para një muaj e gjysmë humbi jetën 18-vjeçarja nga Zurich, çiklistja Muriel Furrer në Kampionatin Botëror.
Tani tragjedia tjetër. Sipas përgjegjësve në Federatën Belge të Çiklizmit, aksidenti me çiklistin e talentuar ka ndodhur pranë qytetit belg Diksmuide.
“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se çiklisti ynë Miel Dekien ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku”, shkruan menaxhmenti i ekipit belg CQA, anëtar i të cilit ishte edhe Dekien.