Çiklisti belg humb jetën në aksident komunikacioni

Çiklizëm

Çiklisti belg humb jetën në aksident komunikacioni

Nga: K.G. Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 12:23
Miel Dekien

Sërish tronditje në çiklizëm. 

18-vjeçari belg Miel Dekien humbi jetën në një aksident komunikacioni.

Para një muaj e gjysmë humbi jetën 18-vjeçarja nga Zurich, çiklistja Muriel Furrer në Kampionatin Botëror.

Tani tragjedia tjetër. Sipas përgjegjësve në Federatën Belge të Çiklizmit, aksidenti me çiklistin e talentuar ka ndodhur pranë qytetit belg Diksmuide.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se çiklisti ynë Miel Dekien ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku”, shkruan menaxhmenti i ekipit belg CQA, anëtar i të cilit ishte edhe Dekien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat