Avni Nuha është rizgjedhur kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës.
Nuha ka marrë besimin edhe për katër vitet e ardhshme.
Nuha është votuar në mënyrë absolute nga kuvendarët.
22 delegatë të gjithë votuan për të në kuvendin zgjedhor që u mbajt në hotel “Sirius” në Prishtinë.
Nuha zotohet se do të punojë edhe më shumë për të rritur nivelin e çiklizmit në Kosovë.