Vingegard shpjegon motivet pas vendimit

Çiklizëm

Vingegard shpjegon motivet pas vendimit

Më: 24 janar 2025 Në ora: 16:22
Pamje nga një garë

“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin mund të ishin në garë për fanellën rozë.

Bëhet fjalë për kampionin danez Jonas Vingegard, i cili do të bëjë debutimin sezonal “Volta ao Algarve” (garë 4 ditore) ndërsa më pas do të garojë edhe në garën Paris-Nisë si dhe “Volta  a Catalunya” (garë 7 ditore).

I pyetur përse hoqi dorë nga gara e njohur e Italisë, e cila do të ketë “Nisjen e madhe” nga Shqipëria ku do të zhvillohen tri etapat e para, kampioni 28-vjeçar tha: “Bisedova me stafin tim dhe vendosëm që këtë vit të synojmë vendin e parë në ‘Tur de France’.

Dua që të jap maksimumin në atë garë dhe për këtë qëllim kam vendosur që të mos marr pjesë në asnjë tjetër tur përpara saj me qëllim që të shkoj në Francë sa më i freskët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat