Aksidenton shtatë çiklistë të kombëtares gjermane

Çiklizëm

Aksidenton shtatë çiklistë të kombëtares gjermane

Më: 30 janar 2025 Në ora: 15:48
Pamje

Mund të ishte një tragjedi e vërtetë, por për fat të mirë nuk kishte humbje jete.

Stërvitja e kombëtares gjermane të çiklizmit në rrugët e Mallorca u trondit nga një aksident i rëndë, që solli dëmtimin e shtatë sportistëve.

Benjamin Bus, Tobias Buk-Gramko, Bruno Kessler, Moritz Augenstein, Louis Gentzik  e Max-David Briese, përfaqësues të Gjernanisë në çiklizmin në pistë u plagosën rëndë, pasi u përplasën nga një makinë.

Ata morën ndihmën e parë nga stafi mjekësor që shoqëronte skuadrën, ndërsa më pas u dërguan me autoambulanca në spital.

Në një njoftim për mediat, federata gjermane e çiklizmit siguroi se sportistët e saj kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë, sipas hetimeve të autoriteteve, shkaktari i aksidentit ishte një 89 vjeçar rezident.

Ai ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur çiklistët, por që për fat të mirë tragjedia është evituar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat