Zbardhet identiteti i shqiptarit, që u ekzekutua të premten në mbrëmje, në Bruksel.
Bëhet fjalë për 38-vjeçarin, Ardit Spahiu, nga Elbasani.
Ardit Spahiu ka qenë i arrestuar për vrasjen e Gëzim Allikaj, në vitin 2010. 38-vjeçari që mbeti i vrarë mësohet se është edhe kunati i Erjon Alibej.
Nuk dihet sesi ai i ka shpëtuar qelisë, ndërkohë që ndonjë hakmarrje e mundshme mbi të kaluarën e tij mbetet aktualisht pista kryesore e hetimit.
Sipas mediave belge, ngjarja ndodhi pranë Bulevardit “Louis Mettewie” në “Molenbeek-Saint-Jean”.
Nga të shtënat shqiptari,38-vjeçari vdiq në vend, – tha pas ngjarjes zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Sarah Durant.
Sipas informacioneve paraprake që dhanë mediat lokale, i ndjeri ishte një shqiptar i paligjshëm dhe u ekzekutua në rrugë. Tetë plumba i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.