Një shqiptar që jeton në Francë ka vendosur që ta festojë ditën e 28 Nëntorit duke e bërë një gjest jo shumë të zakontë.
Arsim Baftiu i cili jeton në qytetin Annecy, ka vendosur që njërin nga muret e brendshme të banesës së tij, ta ngjyros me flamurin kuq e zi.
Vëllai i tij ia ka dërguar një video redaksisë dhe ka kërkuar që të postohet për nder të Ditës së Flamurit.
Anash krahëve të shqiponjës dykrenare, Baftiu ka shkruar “Ditëlindja e Adem Jasharit” dhe”Dalja e UÇK-së në skenë”, ngjarje këto që po ashtu janë zhvilluar më 28 Nëntor.