Në pranga kanë rënë 17 persona gjatë një operacioni të organizuar në të treja vendet.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shumica e grupit kriminal përbëhej nga shqiptarë. Grupi po organizonte rritjen dhe kultivimin e bimëve në një shtëpi në Barcelonë të Spanjës, duke e zgjeruar trafikun edhe më gjerë.
Ata u pikasën nga policia pasi u zbulua lidhja e jashtëligjshme për vjedhje energjie, e cila dyshohet se përdorej për të rritur bimën narkotike.
Gjithashtu thuhet se grupi komunikonin në mënyrë të koduar me njëri-tjetrin.
Sakaq në total janë sekuestruar 34,000 bimë marijuanë, katërmbëdhjetë automjete, një armë zjarri e mbushur, 20.000 euro. Banda thuhet se ka vjedhur më shumë se 1.5 milion euro energji elektrike për mbjelljen e plantacioneve të marijuanës në periferi të Barcelonës.