Një bandë shqiptare në Itali është shkatërruar nga policia e shtetit fqinj. Bëhet e ditur se ato kishin vjedhur mallra që arrinin në 100 mijë euro.
Karabinierët identifikuan hajdutët, të cilët kishin kryer një sërë vjedhjesh në Pellezzano dhe organizuan operacionin për kapjen e tyre, i cili rezultoi me sukses.
Ndërmjet sendeve të sekuestruara, janë koleksione antike të argjendta, orë të çmuara dhe xhevahireve të llojeve të ndryshme.
Skema që përdornin ato për të kryer vjedhjet ishte që fillimisht ata prisnin telat e energjisë elektrike dhe më pas në errësirë grabisnin shtëpinë e shënjestruar.