Zbulohen detaje tronditëse nga Italia, aty ku pak orë më parë Policia gjeti një valixhe të tretë me mbetje njerëzore.
Sipas autoriteteve, viktimat mund të jenë çifti shqiptar Shpëtim e Teuta Pasho, 54 e 52 vjeç, të zhdukur që prej vitit 2015, shkruan Ora News.
Toka bujqësore ku u gjetën eshtrat, ndodhet nën autostradën Florence-Pisa-Livorno e cila kufizohet me rrethimin e pasmë të burgut Sollicciano.
Autoritetet italiane vijojnë ende hetimet dhe ende nuk ka asgjë zyrtare.
Burri mendohet të jetë goditur për vdekje në fyt, ndërsa gruaja kishte një tatuazh emrin e një qyteti shqiptar.
Autoritetet policore janë në kërkim të valixhes së katërt me pjesët e trupit të gruas.