Të tjera detaje janë mësuar mbi ngjarjen e rëndë të rrëmbimit të ekuipazhit të anijes STEVIA në ujërat e Nigerisë.
Burime për Report Tv kanë bërë me dije emrat e dy marinarëve shqiptarë që janë marrë peng nga piratët, së bashku me 6 marinarë ukrainas. Bëhët fjalë për Ndoj Shytani dhe Mark Shytani, babë e bir, 55 dhe 26 vjeç.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë është njoftuar që prej ditës së diel ndërkohë që mësohet se pengmarrja ka filluar që prej datës 16 dhjetor. Anija ka flamur kamerunas dhe është regjistruar në shtetin e Kamerunit. Pronari është shqiptar dhe anijen e ka blerë nga një armator bullgar në pranverën e këtij viti. Anija punon me çarterim për kompani të huaja tregtare.
Në rrugën e fundit ajo ishte ngarkuar me mallra në Kamerun me destinacion portin e Lagos.
Kur gjendej në radën e jashtme të këtij porti ka rënë pre e piratëve nigerian të cilët nuk kanë rrëmbyer anijen por kanë mbajtur peng 8 pjesëtarë të anijes. Piratët kërkojnë para që të lenë të lirë marinarët.