Është publikuar video e momentit të arrestimit të 36-vjeçares nga Durrësi, Elona Kalesha, që është e dyshuar për vrasjen e çiftit Pasho, prindërit e ish-të dashurit të saj.
Ajo akuzohet se ka vrarë e ka mbajtur të fshehur trupat e copëtuar të Shpëtim e Teuta Pashos.
Sipas hetimeve, Elona ishte personi i fundit që kishte takuar çiftin, të cilët kishin shkuar në shtëpinë e saj, për të pritur të birin që do të dilte nga burgu pas katër vitesh.
Motivi i krimit mund t’i referohej shumës prej 40-50 mijë eurosh të djalit që Shpëtimi dhe Teuta mbanin.
Kalesha, e cila ishte e njohur për policinë, për vjedhje dhe mashtrime, tashmë është marrë në pyetje dhe ka përdorur të drejtën e saj për të heshtur.
Ajo u dërgua sot në burgun Solliçiano, ndërsa mohon çdo përfshirje dhe përmes avokatit të saj, Federico Febbo, pretendon se ato nuk ishte takuar me bashkëshortët Pasho në ato ditë.