Një 44 vjeçar shqiptar banues në Civitanova Marche përfundoi në prangat e policisë, pasi u kap me lëndë narkotike.
Përgjatë autostradës shtetërore në komunën Cupra Marittima, u vu re prania e një makine me motor të fuqishëm brenda së cilës ishte shqiptari me precedentë penalë.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari gjatë kontrollit u nervozua dhe nuk ishte në gjendje që t’i përgjigjej pyetjeve të policisë.
Mësohet se droga u gjet brenda bagazhit të makinës, ku u sekuestruan dy kuti me çanta të mbyllura, ku brenda ishte lënda narkotike me një peshë totale prej 5, 275 kilogramë.