Përkrahje të gjithanshme Avdullah Hotit për kryeministër nga radhët e LDK-së - Nëndega e Wilisaut

Diaspora

Përkrahje të gjithanshme Avdullah Hotit për kryeministër nga radhët e LDK-së - Nëndega e Wilisaut

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 13:23
LDK

Kryesia e kësaj Nendege si dhe antarsia e gjerë e LDK -së, në Wilisau, përkrahin nominimin për kryeministër të Avdulla Hotit, nga Lidhja Demokratike e Kosovës. U rikonfirmu pastërtia e udhëheqjes këmbëngulëse të tij në shërbim të atdheut.

Meritë të veçantë historike ka kryeministri në fjalë sepse e mori detyrën në kohën kur qeveritë paraprake dhe bandat shkatrrimtare e prunë shtetsinë e Kosovës buzë greminës si në planin e brendshëm ashtu edhe në ate të jashtëm, aq më trishtuese kur u luhaten miqsitë me Evro-amerikanët dhe orjentimi i jonë pro Atlantik.

Adoleshenca e njëmendësisë sllavo-komuniste së shpejti do të del në siperfaqe dhe do të ndeshen mes vete me një pjesë te elektoratit thellësisht të mashtruar e keq të manipuluar. Avdulla Hoti, një intelektual patriot, guximtarë e këmbëngulës, ndryshoi sado pak imazhin ndërkombëtarë karshi Kosovës, bëri reforma të brendshme dhe goditi pjesë të korruptuar e të kriminalizuara, sidomos të sistemit tonë të drejtësisë dhe sigurisë që kan kapur shtetin tash e dy decenje.

Tani frymmarrja është më e lirë dhe veprimtaria më domethënse. Secilën dit e më tutje, do të kemi më pak keqbërës e armiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat